“Dil jashtë të flasim”, zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Vescovato, në provincën e Cremona-s. Sipas autoriteteve italiane, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të lidhur me motive xhelozie, i cili kishte nisur disa javë më parë. Për vrasjen është arrestuar Mattia Miraglia, 32 vjeç, banues në Vescovato, i cili akuzohet se goditi me thikë shqiptarin, duke i shkaktuar plagë fatale. Gjatë përleshjes mbeti i plagosur rëndë edhe vëllai 20-vjeçar i viktimës, ndërsa vetë Miraglia pësoi një dëmtim në dorë dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, konflikti nisi fillimisht në një lokal në Cremona, ku ish-partnerja e autorit të dyshuar punonte. Aty, Miraglia...
Burimi:
ntv.al