Digjet një automjet në oborrin e Dioqezës së Lezhës, dyshohet për shkëndijë elektrike

Digjet një automjet në oborrin e Dioqezës së Lezhës, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës, ku makina ishte e parkuar prej afro një jave. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve nuk ka pasur persona brenda automjetit, duke shmangur pasoja në njerëz. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.