Dhunohet barbarisht çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, kallëzuan parcelat me drogë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Sipas burimeve të gazetares së Top News, Kleida Muka, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika. Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht, atyre u janë shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh. Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë. Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre. Sakaq mësohet se policia po shkon në vendngjarje.
Burimi:
javanews.al