DETAJET – Mbërriti pa shenja jete në spital, policia jep detaje për vrasjen e të riut 27- vjeçar…
Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç (në foton më sipër). Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen...
Burimi:
sarandanews.com