DETAJE / Vrasja e Elton Javorit: arrestohet autori 38-vjeçar pas dy vitesh kërkimesh
Policia e Fierit ka ekzekutuar urdhrin e arrestimit të një 38-vjeçari të akuzuar për vrasje. 38-vjeçari së bashku me vëllanë e tij (aktualisht në paraburgim) pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar mearmë në drejtim të një automjeti që drejtohej nga 41-vjeçari E.J., i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor të 2023-shit në lagjen “16 Prilli” në Fier. “Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi...
Burimi:
javanews.al