Detaje tronditëse nga aksidenti pranë Teg-ut/ një grua paraqitet në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë dhe një të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një betoniereje ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tip fuoristradë. Si pasojë e përplasjes, betoniereja ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka rënë në rrugën poshtë saj. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i betonieres, ndërsa drejtuesja e fuoristradës është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjetin e përfshirë. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës, të cilat punuan për nxjerrjen e viktimës dhe dhënien e ndihmës së parë...
Burimi:
ntv.al