Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij
Gazetari investigativ italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit “Report”, u shpreh i tronditur pasi mësoi se sipas hetimeve të Prokurorisë së Romës, porositësi i dyshuar i atentatit ndaj tij mund të jetë Valter Lavitola, ish-botues dhe biznesmen, i dënuar në të kaluarën për tentativë shantazhi ndaj Silvio Berlusconit. “Jam i shokuar. Me Lavitolën jemi miq. Nuk arrij ta besoj”, shprehet Ranucci. Lavitola është kontrolluar nga karabinierët dhe është nën hetim së bashku me një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndërmjetësuar kontaktet me autorët materialë të atentatit. Ai pritet të merret në pyetje nga prokurorët. Katër persona, të arrestuar javën e kaluar, dyshohen si autorët që vendosën lëndën shpërthyese pranë banesës së Ranuccit. Hetuesit besojnë se njëri prej tyre siguroi automjetin, ndërsa të tjerët kryen...
Burimi:
javanews.al