Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza e pronarit të stallës: Ja pse e fshehëm armën

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza e pronarit të stallës: Ja pse e fshehëm armën

Hetimi për rastin e 44-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur me një plagë plumbi në kokë, brenda një stalle në Messinia (Kallamata) të Greqisë, po shkon drejt një përmbysjeje. Mjeku ligjor ka identifikuar prova që sugjerojnë se vdekja ka të ngjarë të ketë qenë vetëvrasje dhe jo një akt kriminal. Informohet se hetimi ëhstë mbështetur në gjurmët e gjetura në vendngjarje, kryesisht nga ato balistike dhe të qitjes, barutit dhe mbetjeve të tjera. Sipas informacioneve, gjetjet nga ekzaminimi mjeko-ligjor “tregojnë” se ka shumë të ngjarë që shqiptari ta ketë drejtuar pushkën nga vetja dhe të ketë kryer vetëvrasje. 44-vjeçari u qëllua me një pushkë gjahu që u gjet e fshehur dhe e zbrazur në një distancë të shkurtër nga trupi. Vajza e pronarit të...