Detaje nga operacioni kundër prostitucionit në Fier, si u zbuluan dy motrat kolumbiane

Detaje nga operacioni kundër prostitucionit në Fier, si u zbuluan dy motrat kolumbiane

Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy shtetaset kolumbiane kishin hyrë në Shqipëri duke përfituar nga regjimi pa viza dhe, për shkak të kohës së qëndrimit, nuk kishin detyrim për leje qëndrimi apo leje pune. Pallati ku  banonin me qira ndodhet në lagjen Apolonia. Sipas hetimeve, ato kishin krijuar një faqe në rrjetin social Instagram, ku reklamonin shërbimet e tyre duke përdorur termin “eskortë në Fier". Burime nga hetimi bëjnë me dije se për shoqërim për një orë kërkonin një shumë prej rreth 120 eurosh, ndërsa për marrëdhënie seksuale pagesa dyshohet se arrinte në rreth 50 euro. Pas marrjes së informacioneve dhe sinjalizimeve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier organizoi veprime hetimore, duke përdorur metoda të posaçme hetimi për të dokumentuar aktivitetin e dyshuar....