“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë makinës”, dëshmitar i atentatit ndaj Kujtim Metës, Kajdo: Thërriste “Ndihmë”, e çuam në spital bashkë me vëllanë
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar procesi ndaj Artan Tafanit, ku në seancën e sotme është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari okular lidhur me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur më 20 prill 2022 në Lushnjë. Dëshmitari Juxhin Kajdo ka deklaruar se në momentin e atentatit ndodhej në një lokal së bashku me vëllain e tij. Sipas dëshmisë, ai është fshehur poshtë një makine gjatë të shtënave, ndërsa më pas ka dëgjuar thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se e njeh Metën si banor të lagjes “18 Nëntori” në Lushnjë dhe se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së stacionit të trenit, në një lokal ku frekuentuesit ishin kryesisht taksistë dhe punëtorë të zonës. Sipas tij, Meta është ulur...
Burimi:
vizionplus.tv