Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi një takim me trupat inspektuese të qarkut të Gjirokastrës, ku bëri thirrje për rritjen e vëmendjes dhe forcimin e masave institucionale gjatë sezonit turistik. Sipas tij, prioritet mbetet garantimi i sigurisë ushqimore, mbrojtja e konsumatorit dhe respektimi i standardeve ligjore. Duke e cilësuar Gjirokastrën si një destinacion elitar të turizmit shqiptar, Sula theksoi se rritja e fluksit të vizitorëve kërkon përgjegjshmëri më të lartë institucionale, bashkërendim ndërmjet strukturave dhe kontrolle të orientuara drejt parandalimit të rreziqeve. “Gjirokastra është një nga destinacionet elitare të turizmit shqiptar dhe rritja e numrit të vizitorëve kërkon përgjegjshmëri më të lartë institucionale. Është e domosdoshme që strukturat inspektuese të bashkërendojnë punën e tyre dhe kontrollet të orientohen drejt parandalimit të rreziqeve, me qëllim garantimin...