Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur disa protestues heqin flamurin e vendosur në ambientet e Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së mbrëmshme. Pamjet kanë nxitur reagime të forta, ndërsa autorët e veprimit shfaqen mes thirrjeve dhe duartrokitjeve të një pjese të të pranishmëve. Pas incidentit ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila dënoi ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm që nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes apo protestën paqësore. MEPJ shprehu solidaritet me Ambasadën e Izraelit dhe theksoi se veprime të tilla bien ndesh me vlerat demokratike dhe traditën e bashkëjetesës së Shqipërisë.
Burimi:
javanews.al