Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur po mbahej protesta e 21-të në kryeqytet. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila e ka dënuar me forcë aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme”, thuhet në njoftim. Sipas MEPJ, këto veprime janë të...
Burimi:
syri.net