CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

Esmeralda Rama, do jetë përfaqësuese ligjore e Monika Kryemadhit në seancën e kësaj të mërkure, pasi sërish Redi Llanaj pati probleme në skanimin e sendeve të tij personale. Avokati nuk pranoi t’i skanojë ato sipas procedurës, ndaj mbeti jashtë seancës. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të dy janë prezentë të seancë. Kujtim Cakrani, avokat i Ilir Metës relatoi papërdorshmërinë e provave që ka sjellë SPAK për përpilimin e akuzës. “Kallëzimi penal i parë nuk ishte për z.Meta, ishte për Sali Berishën dhe kabinetin e tij për koncesionin, jo individualisht. Më pas çuditërisht u kallëzua edhe Meta nga Romeo Kara. CEZ-DIA është një ndërmarrje shtetërore. DIA është një kompani amerikane. Meta nuk është përmendur kurrë. Akuza është bërë për të goditur Metën. Në 15 faqe përmblidhet...