Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në krye të detyrës, Hita: Lamtumirë koleg, vëlla dhe nga sot, Dëshmor i Atdheut!

Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në krye të detyrës, Hita: Lamtumirë koleg, vëlla dhe nga sot, Dëshmor i Atdheut!

Sot u përcoll për në banesën e fundit Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli, i cili u vra një ditë më parë gjatë një aksioni për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në zonën e Maliqit. Të afërm, miq, kolegë, ministri i Brendshëm Besfort Lamellari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin pjesë e kortezhit që shoqëruan për në banesën e fundit arkmortin me trupin e Dëshmorti të Atdheut, Enea Mekolli. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë fjalës së tij tha se heroi Enea Mekolli dha jetën për atdheun, duke shtuar se ky është një moment dhimbjeje për të gjithë familjen e madhe të Policisë së Shtetit. Fjala e plotë e...