Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare në Pogradec

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar këtë të shtunë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin liqenor, ku, sipas informacioneve paraprake, pas një debati mes bashkëshortëve, një i moshuar ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij 69-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit, ndërsa e plagosura është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 69-vjeçarja po përgatitet të transportohet me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Ky është rasti i dytë i rëndë i dhunës në familje në Pogradec brenda...