Biznesmeni i njohur merret nën hetim për kanosje

Biznesmeni i njohur merret nën hetim për kanosje

Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku një biznesmen i njohur ka kanosur një tjetër biznesmen. Policia e Tiranës thotë se ka nisur hetimet për dy akuza. Policia e Tiranës: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Vetëgjyqësia’. Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij. Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M....