Bilanci i KLP-së për 2025: 384 vendime dhe 3 drejtues të rinj prokurorish. Në korrik emërohen 25 prokurorë

Bilanci i KLP-së për 2025: 384 vendime dhe 3 drejtues të rinj prokurorish. Në korrik emërohen 25 prokurorë

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ka paraqitur bilancin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2025 gjatë shqyrtimit të projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025” në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në fjalën e saj, Bogdani bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë një numër të konsiderueshëm vendimesh që lidhen me funksionimin e sistemit të prokurorisë, menaxhimin e karrierës së magjistratëve dhe proceset e integritetit profesional. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë vitit 2025 ka miratuar 384 vendime, duke përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore që lidhen me organizimin dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë”, deklaroi Bogdani. Sipas saj, një ndër proceset kryesore...