Betejë me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten ende aktive! Mbi 5 orë operacion për shuarjen, dy helikopterë nga ajri

Betejë me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten ende aktive! Mbi 5 orë operacion për shuarjen, dy helikopterë nga ajri

Po vijon prej më shumë se pesë orësh beteja me zjarret në Bulqizë nga toka dhe ajri, ndërsa situata mbetet ende problematike në disa vatra. Dy helikopterë kanë vijuar punën pa ndërprerje, duke ndërhyrë nga ajri për të neutralizuar flakët dhe për të frenuar përhapjen e zjarrit. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes intensive, zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e Qafë Helmes, si dhe në lartësitë mbi fshatin Vajkal të Bulqizës. Ndërhyrja nga ajri po vijon, ndërsa situata në terren po monitorohet nga ekipet e angazhuara për përballimin e flakëve. Për momentin, prioriteti mbetet izolimi i vatrave aktive dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.