Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen mbi 8.8 mln lekë dhe 118 mijë euro

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen mbi 8.8 mln lekë dhe 118 mijë euro

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për ushtrimin e aktivitetit të këmbimit valutor pa licencë. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit. Katër persona janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për shtatë të tjerë është caktuar “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7 390 dollarë amerikanë, 665 paund, 110 franga zvicerane, 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe një laptop. “Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin...