Beqaj i kërkon GJKKO të dalë nga paraburgimi, ofron 20 mijë euro garanci pasurore
Më një kërkesë drejtuar Gjykatës së Posaçme ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një tjetër tentativë për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë tjetër, duke afruar edhe garanci pasurore 20 mijë euro. Kërkesës i është bashkëngjitur edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, që mbajti qëndrim sa i takon masave “arrest me burg”. Vendimi i marrë në unanimitet nga gjyqtarët e Kolegjeve të Bashkuara parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Po ashtu kërkohet arsyetim rast pas rasti për personin e përfshirë dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme. Beqaj ndodhet...
Burimi:
opinion.al