“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u regjistrua një debat i ashpër mes ish-bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, lidhur me hetimin ndaj tyre. Përplasja nisi pasi Meta, në deklarimin e tij para gjykatës, u shpreh se nuk ekziston asnjë ndikim politik apo ndërhyrje e tij në lidhje me persona të përmendur në dosje, përfshirë Adrian Shatku, si dhe figura të tjera si Pirro Xhixho, Edmond Haxhinasto dhe Theodhori Cani. Meta i cilësoi pretendimet si të pavërteta, duke deklaruar se nuk ekzistojnë mesazhe apo komunikime të tij në lidhje me çështjet e përmendura. Ai shtoi se veprimet e Monika Kryemadhit janë përgjegjësi e saj personale dhe se ai nuk ka pasur ndërhyrje në asnjë proces. “Dua të theksoj...