Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në klanin italian, e lidhur me kriminelë shqiptarë
Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit arrestuan 14 shtetas të dyshuar për akuza të ndryshme të lidhura me krimin, trafikimin dhe posedimin e lëndëve narkotike. Organizata kriminale e klanit “Di Lauro” vepronte në zonën e lagjes Secondigliano, por edhe jashtë saj kur ishte e nevojshme, një pjesë e të cilëve e lidhur edhe me emra të krimit shqiptar. Kjo organizatë arriti të krijonte një strukturë të qëndrueshme kriminale midis viteve 2019 dhe 2020. Gjatë hetimit, u u sekuestruan edhe disa kilogramë kokainë dhe hashash.
Burimi:
vizionplus.tv