Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në Kanionet e Gjipesë
Është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku babë e bijë nga Rumania kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit të zonës. Njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë, për shkak të terrenit të vështirë dhe shkëmbor Pas marrjes së njoftimit, në zonë mbërritën forcat e emergjencës, të cilat ndërhynë për evakuimin e turistëve. Për shkak të aksesit të kufizuar, i dëmtuari u transportua me barrelë nga brendësia e kanionit deri në një pikë të sigurt, ku më pas u nis drejt Spitalit të Himarës për ndihmë mjekësore. Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, Policia Kufitare e Dhërmiut dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës. Falë bashkëpunimit mes tyre, ndërhyrja u përmbyll me...
Burimi:
vizionplus.tv