AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka hapur thirrjen për aplikime në Skemën Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2026, duke fokusuar mbështetjen te mekanizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale. Fermerët dhe subjektet e interesuara kanë afat deri më 6 korrik për të dorëzuar kërkesat për përfitimin e fondeve që synojnë modernizimin dhe rritjen e efikasitetit në sektor. Skema synon të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve për blerjen e pajisjeve, makinerive dhe mjeteve të reja bujqësore. Sipas njoftimit zyrtar, mbështetja llogaritet në bazë të vlerës së faturave tatimore të paraqitura nga përfituesit. Masa e përfitimit: 50% e vlerës totale të faturave tatimore. Tavani i mbështetjes: Deri në 500,000 lekë për subjekt. Pragu minimal: Nuk do të akordohet mbështetje më e ulët se 50,000...