Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital
Zbardhen dëshmitë e dy dëshmitarëve okularë të tentativës për vrasjen e Kujtim Metës, ngjarje kjo e ndodhur në prill të 2022-shit në Lushnje. Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO, me kërkesë të SPAK, dëshmitarët (të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal të Arjan Tafanit) kanë rrëfyer se në momentin që është kryer atentati ndaj Metës kanë qenë të pranishëm, por nuk e identifikonin dot autorin pasi ishte i maskuar. Një prej dëshmitarëve deklaroi se së bashku me të vëllanë e tij pasi kanë dëgjuar krismën janë larguar, për t’u rikthyer më pas në mënyrë që t’i vinin në ndihmë të plagosurit. “Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja. Lokali ndodhej pranë stacionit...
Burimi:
javanews.al