Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti (EMRI)

Atentat me armë zjarri në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti (EMRI)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Gjashtës, në Sarandë. Vizion Plus mëson se viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.Lexo edhe :Related Posts Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të kryer veprimet hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve. /vizionplus.tv