Atentat mafioz në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti

Atentat mafioz në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Gjashtës në Sarandë, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Sipas informacioneve paraprake, gazetarja e SYRI TV raporton se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe dyshohet se ka marrë plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen. Ngjarja dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani nuk dihen motivet e atentatit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.