Asfiksi, helmim apo…/ 36-vjeçarja shqiptare gjendjet e pajetë në banesën e saj në Francë, partneri…
Një 36-vjeçare është gjetur e pajetë të martën në banesën e saj në Francë, pranë kufirit me Zvicrën, ndërsa partneri i saj është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Sipas prokurorisë rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Partneri i viktimës, një 50-vjeçar, ishte personi që njoftoi shërbimet e emergjencës dhe sipas autoriteteve ishte edhe personi i fundit që e ka parë gjallë. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas hetimeve paraprake, gruaja dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia, por ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për helmim apo për ndërhyrje të një personi tjetër. Prokuroria franceze thekson se në banesë nuk janë konstatuar shenja të dukshme përleshjeje apo dhune, përveç një gjurme të vogël në qafën e viktimës, e cila...
Burimi:
syri.net