Artan Hoxha: Korriku dhe gushti janë muajt më të rrezikshëm, atentatorët shfrytëzojnë pushimet e objektivave
Gazetari investigativ Artan Hoxha, në intervistën me gazetarin Flamur Vezaj, ka analizuar atentatet e fundit mafioze dhe arsyet pse periudha e verës konsiderohet ndër më problematiket për ngjarjet kriminale në Shqipëri. I pyetur për përdorimin e armëve automatike, armëve me precizion dhe formave të tjera të sofistikuara të ekzekutimit, Hoxha deklaroi se korriku dhe gushti historikisht kanë shënuar një shtim të aktivitetit të grupeve kriminale. Sipas tij, dy periudhat më të vështira të vitit janë sezoni veror dhe fundi i dhjetorit. Gjatë verës kthehen në Shqipëri shumë persona që jetojnë ose zhvillojnë aktivitet jashtë vendit, ndërsa në fundvit kthimet lidhen kryesisht me festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por, sipas Hoxhës, problemi nuk lidhet vetëm me kthimin e personave nga jashtë. Gjatë pushimeve, edhe...
Burimi:
ntv.al