Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, shoku i tij arratiset pas ndjekjes nga policia
Karabinierët italianë në Villorba arrestuan një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i skeduar më parë, pas një ndjekjeje dramatike lidhur me dyshimin për vjedhje banesash dhe drejtimin e një makine të vjedhur. Shoku i tij, që ndodhej në makinë, u arratis. Operacioni nisi rreth orës 23:00, kur patrulla ndaloi një Toyota Aygo të dyshuar për përdorim në vjedhje. Sipas raportimeve, shoferi i makinës u përpoq fillimisht të bashkëpunonte, por më pas e detyroi pasagjerin të dilte dhe ktheu makinën me shpejtësi për t’i shmangur oficerët, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Pasagjeri u përpoq të fshihej duke kaluar nëpër prona private dhe duke u ngjitur mbi gardhet e bizneseve, por u ndjek nga karabinierët. Pasi u kap, 48-vjeçari reagoi dhunshëm, duke goditur oficerët me shqelma...
Burimi:
syri.net