Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu drejtori i IMT-së së Himarës

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu drejtori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës, e cila në seancën e zhvilluar këtë të dielë e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij. Mësohet se pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi lirimin e tij të menjëhershëm, duke vlerësuar se arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin. Hoxha, me detyrë kryeinspektor i IMT-së në Himarë, ishte arrestuar disa ditë më parë në orët e para të mëngjesit në zonën e Palasës, nën akuzën për “shpërdorim detyre”.

TË FUNDIT

MË SHUMË