Armë, kokainë e kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë
Policia e Vlorës ka goditur 3 raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në qytet dhe në zonat bregdetare. Gjatë operacionit “Siguria” u vunë në pranga 2 poseduesit, njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve. Si dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të këtyre lëndëve narkotike. “Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Siguria”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit: T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për prodhim/shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesë iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike...
Burimi:
javanews.al