Apeli i GJKKO ndryshon pjesërisht sekuestron e pasurive në dosjen e AKSHI-t, hiqen disa masa preventive
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë lidhur me sekuestrimin preventiv të disa pasurive dhe aseteve në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas vendimit të shpallur këtë të hënë nga gjyqtari Florjan Kalaja, Apeli ka rrëzuar një pjesë të kërkesave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për sekuestrimin e aseteve të disa personave nën hetim dhe subjekteve tregtare të lidhura me ta. Sipas vendimit për disa prej të pandehurve: Gëzim Hoxha: Rrëzohet sekuestroja e Prokurorisë së Posaçme mbi asetet e shoqërisë private në shumën 123.629.664 Lekë. Andis Papa: Lirohen nga bllokimi shumat të dy subjekteve të ndryshme, respektivisht në vlerat 410.595.663 Lekë dhe 94.423.883 Lekë. Elision Jorgji: Gjykata ka rrëzuar sekuestron...
Burimi:
syri.net