Antimafia zbulon skemën/ Kepi: Alarm për autoritetet shqiptare, të rinjtë po rekrutohen si korrierë droge

Antimafia zbulon skemën/ Kepi: Alarm për autoritetet shqiptare, të rinjtë po rekrutohen si korrierë droge

Gazetarja Alba Kepi, e ftaur në studion e lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi, në Syri TV, solli detaje të reja mbi operacionin e Antimafias italiane, i cili zbuloi një organizatë të strukturuar italo-shqiptare të narkotrafikut që, sipas hetimeve, kishte ngritur një skemë të mirëorganizuar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë pa precedentë penalë, mes tyre edhe të mitur, për t'i përdorur si korrierë dhe shpërndarës droge në Itali. Kepi theksoi se, grupi kriminal i sillte të rinjtë në Itali si turistë për periudha 90-ditore, duke i zëvendësuar vazhdimisht për të shmangur ekspozimin e drejtuesve të organizatës dhe për të mbajtur larg përgjegjësisë krerët e rrjetit kriminal. Organizatat vepronin kryesisht në veri të Italisë, thkeson ajo, ku rolet ishin të ndara qartë mes grupeve shqiptare dhe...