Antimafia/ Goditet grupi i strukturuar kriminal me bazë në Tiranë, dyshohet për pastrim ndërkombëtar parash

Antimafia/ Goditet grupi i strukturuar kriminal me bazë në Tiranë, dyshohet për pastrim ndërkombëtar parash

Që në orët e para të mëngjesit (26 maj) është në zhvillim një operacion i përbashkët mes Drejtorisë Rajonale Antimafia të Barit (DDA) dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë (SPAK), në kuadër të një Ekipi të Përbashkët Hetimor, me mbështetjen dhe koordinimin e Eurojust. Hetimet, të kryera nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe Skuadra Mobile e Policisë së Andrias, lidhen me vrasjen e Francesco Diviestit, të ndodhur në Canosa di Puglia (BAT) më 25 prill 2025, si dhe me një grup të strukturuar kriminal me bazë në Tiranë, i dyshuar për pastrim ndërkombëtar parash në rrugë të paligjshme midis Italisë dhe Shqipërisë, thuhet në njoftimin e Antimafias së Barit. Video e antimafias Gazetarja e Syrit, Alba Kepi ka...