Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Aleks Pepaj, një prej pjesëtarëve të grupit kriminal të Jetmir Pepës, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së 1 ditë më parë. Pepaj u la në burg i akuzuar për trafik droge, e pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 5 qershor, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas goditjes së grupit kriminal të Jetmir Pepës. Ky grup ka vepruar kryesisht në vitet 2019-2021 në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa etëm në vitin 2020 futi ose tentoi të trafikonte në Evropë të paktën 7.5 tonë kokainë.