Ambasada e Republikës së Shqipërisë mirëpret ekspozitën e bashkëshorteve të ambasadorëve

Ambasada e Republikës së Shqipërisë mirëpret ekspozitën e bashkëshorteve të ambasadorëve

Pas suksesit të shënuar në Ekspozitën Ndërkombëtare të mbajtur më 24 prill 2026 në Universitetin Normal të Hebeit, veprat artistike të bashkëshorteve të ambasadorëve u prezantuan sërish në një aktivitet të veçantë të organizuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë nën kujdesin e zonjës Ilda Poda, bashkëshortes së ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ilda Poda, bashkëshortja e ambasadorit shqiptar në Kinë/CMG Ekspozita mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik dhe bashkëshorte ambasadorësh nga Shqipëria, Maroku, Maqedonia e Veriut, Holanda, Vietnami, Indonezia, Jordania, Letonia, Islanda, Guinea, Ekuadori etj… Të pranishmit patën mundësinë të njiheshin nga afër me krijimet artistike, të cilat pasqyrojnë kultura, tradita dhe perspektiva të ndryshme artistike. Foto nga CMG Veprat e ekspozuara, të vlerësuara më herët edhe gjatë aktivitetit në Universitetin Normal të Hebeit, morën...