Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) u zhvillua mbledhja e Komisionit Teknik Këshillimor, me fokus masat për sezonin e zjarreve, situatën aktuale në vend dhe koordinimin ndërinstitucional. Takimi u drejtua nga drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, i cili theksoi se mbledhja zhvillohet në zbatim të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile dhe ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes të gjitha strukturave të mbrojtjes civile. Çako deklaroi se mbrojtja e jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit mbetet prioriteti kryesor, ndërsa nënvizoi rëndësinë e një menaxhimi sa më efikas të zjarreve dhe të vlerësimit të riskut. “Ky takim zhvillohet në zbatim të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile dhe ka për qëllim koordinimin e të gjitha strukturave të sistemit...