Alarm te Liqeni Artificial/ Nepërka helmuese pranë këndit të lojërave, rrezik për fëmijët
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga një qytetar ka ngritur alarmin për sigurinë e fëmijëve në zonën rekreative të Liqenit Artificial të Tiranës. Në pamjet e publikuara, të filmuara më 19 korrik, shihet një gjarpër i kamufluar mes barit dhe tokës, vetëm pak metra larg këndit ku luajnë çdo ditë dhjetëra fëmijë. Sipas qytetarit që ka filmuar videon, zvarraniku ishte pothuajse i padukshëm për shkak të ngjyrës së tij, ndërsa në disa momente nxjerr kokën nga bari. Ai shprehet se nuk dihet nëse gjarpri është helmues, por thekson se prania e tij në një nga zonat më të frekuentuara nga familjet përbën një rrezik serioz. Në videomesazh, qytetari i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për...
Burimi:
syri.net