Alarm në kroçierën në Adriatik, turisti anglez dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit
Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente. Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria e Portit Durrës që të afrohej në Radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorkatori i ASHD për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në Spitalin Rajonal të Durrësit. Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P. mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorkatori Joni i ASHD me ekuipazhin, FSPD, Policia Kufitare si dhe oficerët...
Burimi:
javanews.al