Alarm mjedisor në Elbasan, ambientalisti: Është situatë e rrezikshme dëmton ekosistemin dhe shëndetin e qytetarëve.
Një alarm mjedisor është ngritur gjatë pasdites së djeshme në zonën e Bradasheshit pranë lumit Shkumbin ku sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë djegur goma të përdorura dhe mbetje plastike duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët e zonës. Ambientalisti Ahmet Mehmeti ngre shqetësimin se kjo është një situatë mjaft e rrezikshme e cila dëmton ekosistemin por ka dhe ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve. Kjo situatë shprehet ai është një torturë për të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet respiratore por nëse situata të tilla përsëriten shton rrezikun e sëmundjeve kancerogjene për shkak të metaleve të rënda që kanë në përbërje lendet që digjen. Ahmeti shprehet se ligjet në fuqi nuk zbatohen e se përgjegjësit duhet të...
Burimi:
syri.net