Aktivisti shqiptar ndalohet nga autoritetet izraelite gjatë misionit humanitar drejt Gazës
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është ndaluar nga autoritetet izraelite teksa merrte pjesë në flotiljen humanitare “Sumud”, e cila kishte si qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë palestineze në Gaza. Sipas raportimeve, ndalimi ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare, ndërsa anija ku ndodhej Goxhaj ishte pjesë e një misioni humanitar për transportimin e ndihmave. Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka bërë të ditur se po kërkon informacion të plotë mbi rrethanat e ndalimit dhe po verifikon respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar.
Burimi:
syri.net