AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një njoftim, ku apelon për kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare. AKSK thotë se është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit. NJOFTIMI: Kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit. Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë...