AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku, synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku, synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një fushatë mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania, me qëllim përvetësimin e kredencialeve, të dhënave personale dhe informacioneve bankare. AKSK bën me dije se ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për bllokimin e domain-eve dhe adresave IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe...