Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për goditjen me sukses të një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”. Ministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm arrestimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapjen e autorit të plagosjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, si dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit, mjeteve të blinduara dhe provave të tjera kriminale. “Këto rezultate janë dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të strukturave tona ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar,” u shpreh ministri Lamallari. Duke theksuar qëndrimin e palëkundur të institucioneve ndaj kriminalitetit, ai shtoi se “lufta jonë kundër krimit të organizuar është një betejë pa kompromis. Kushdo që...
Burimi:
javanews.al