Aksionet e SPAK gjatë ditëve të fundit, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

Aksionet e SPAK gjatë ditëve të fundit, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale do sekuestrohen

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar pas operacionit të fundit të institucionit që ai drejton, ku u sekuestruan 150 milionë euro pasuri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, SPAK ka ndarë reagimin e drejtuesit të institucionit. “SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale. Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”, thuhet në mesazhin...