Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 italianë, sekuestrohen 700 doza lëndë narkotike

Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 italianë, sekuestrohen 700 doza lëndë narkotike

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë, dy nga të cilët janë shtetas italianë pasi akuzohen se transportonin lëndë të ndryshme narkotike me qëllim shitjen e tyre në Vlorë. Në kuadër të operacionit të koduar “WEST”, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 20 vjeç, banues në Lezhë; R. H., 20 vjeç, banues në Lezhë; M. M., 23 vjeç, banues në Lezhë; C. L., 42 vjeç, banues në Romë, Itali, dhe C. S., 37 vjeç, banues në Palermo, Itali. Këta persona u konstatuan në zonën e Zvërnecit dhe, gjatë kontrollit fizik të tyre, të automjetit që përdornin, si dhe të banesës ku qëndronin, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 700 doza lëndësh narkotike të llojeve...