Aksidenti tragjik në Tiranë – Durrës/ Shefi i urgjencës: Mes 12 të plagosurve, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë! Shoferi mbërriti i vdekur

Aksidenti tragjik në Tiranë – Durrës/ Shefi i urgjencës: Mes 12 të plagosurve, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë! Shoferi mbërriti i vdekur

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë informacion mbi gjendjen e të plagosurve të përfshirë në aksidentin e ndodhur sot pasdite në aksin Tiranë-Durrës, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe u përmbys në kanal. Shefi i urgjencës tha se shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar. “Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende....