Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

Një nga të mbijetuarat e aksidentit të rëndë të ndodhur në hyrje të Tiranës ka rrëfyer momentet e panikut që përjetoi brenda autobusit, duke thënë se kishte vënë re sjellje të pazakonta të shoferit pak çaste para se mjeti të përmbysej. Debora, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhej në Shqipëri për pushime, tha se ishte nisur drejt Tiranës, pasi të nesërmen do të kthehej në SHBA. Sipas saj, gjatë udhëtimit kishte vënë re se shoferi nuk dukej në gjendje të mirë. “Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys,” tregoi e mbijetuara. Ajo tha se pasagjerët e ulur në anën e majtë të autobusit pësuan dëmtimet më të rënda. “Ata që ishin...